Për të katërtën ditë po protestohet për Zvërnecin në Shqipëri. Protesta në sheshin “Skënderbej” ka nisur pasditen e së mërkurës me mijëra qytetarë që në duar mbajnë pankarta me mbishkrime, e emrin e protestës që e kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”.
Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni metalik përpara Kryeministrisë.
Përplasja ka bërë që policia të hedhë ujë për të shpërndarë turmën, megjithatë protestuesit kanë arritur para objektit, raportoi Top Channel.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave. Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.
-
Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
-
Dita e 14-të e protestës për Zvërnecin, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
40 ditë protesta në Shqipëri
-
Protestuesit në Shqipëri vlerësojnë se janë arritur disa objektiva madhore