“Hashim Thaçi pengoi dhe zvarriti negociatat politike dhe vendosi kushte për bashkëpunimin”. Ky nuk është formulim i një raporti të një diplomati, por një nga arsyet pse Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Në pjesën ku ZPS-ja paraqet argumentet e saj për lartësinë e dënimit, flitet edhe për mënyrën se si Thaçi ndërvepronte me ndërkombëtarët nëntë vjet para se Kosova ta shpallte pavarësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE homazhet që Thaçi ua bëri viktimave, përfshirë ato serbe, prokuroria i kërkoi gjykatës që të mos i marrë seriozisht.
“Për më tepër, asnjë përpjekje e pretenduar për paqe nuk mund të konsiderohet si rrethanë lehtësuese. Në veçanti, Thaçi pengoi dhe zvarriti në mënyrë aktive negociatat politike, duke vendosur kushte për bashkëpunim. Përveç kësaj, deklaratat e tij publike lidhur me një shoqëri shumetnike ishin oportuniste, pa pasur veprime kredibile dhe synonin avancimin e qëllimeve të tij personale”, thuhet në dosjen përfundimtare të ZPS-së.
Në këtë dosje thuhet se të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk kanë treguar pendesë. Në të kërkohet nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar, pasi sipas ZPS-së, ata nuk e kanë asnjë rrethanë lehtësuese.
“Në asnjë moment as 25 vjet pasi ndodhën krimet, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi nuk shprehën pendim të sinqertë. Një dëshmitar tha se THAÇI i shprehu [E REDAKTUAR].6531 Kjo deklaratë që është e kufizuar në themel –[REDACTED], pa kërkim falje personale, nuk mund të konsiderohet si rrethanë lehtësuese”, thuhet në dosje.
Në dosjen e ZPS-së thuhet se Thaçi e vizitoi Lahi Brahimajn në Jabllanicë, ku sipas prokurorisë keqtrajtimi ndodhte haptas.
Për Krasniqin thuhet se kontaktoi me Bislim Zyrapin dhe Rrahman Ramën për ndalimin e pesë serbëve të moshuar në zonën e Shalës e po ashtu edhe për dy të tjerë në zonën e Pashtrikut.
Në bazë të dosjes së organit të akuzës, i dënuari për krime lufte, Sabit Geci, i përgjigjej Kadri Veselit.
Sipas ZPS-së, Veseli e transferoi personalisht një të keqtrajtuar në Kleçkë, po ashtu ishte shpesh i pranishëm në këtë qendër dhe kishte autoritetin për të urdhëruar lirimin e të ndaluarve.
Ndërsa, për Selimin, në dosjen e prokurorisë thuhet se edhe vetë e ka pranuar se ishte lehtësisht i qasshëm për komandantët e zonave dhe lëvizte shumë nga një zonë në tjetrën.
Verdiktin për rastin më të madh në Hagë, trupi gjykues pritet ta bëjë të ditur këtë verë. Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, dhe mes tjerash, akuzat i kanë kualifikuar edhe si politike.