Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Mësohet arsyeja pse SHBA-ja ia refuzoi vizën Breel Embolos

Breel Embolo

Sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, aplikoi për një vizë urgjente në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bernë të mërkurën, një ditë pasi iu mohua fluturimi me ekipin në Kupën e Botës për shkak të një dënimi penal.

Embolo ka një dënim që u bë i detyrueshëm këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Embolo u akuzua se ka qenë i përfshirë në një përleshje në Basel në vitin 2018 dhe vendimi për fajësi u la në fuqi në apel shtatin e kaluar. Vendimi u finalizua në prill, vetëm disa javë para se Embolo të udhëtonte për në SHBA për Botërorin e tretë të tij në karrierë.

“Hetimet e ambasadës u përqendruan konkretisht nëse ishte përfshirë në dhunë fizike. Ky nuk ishte rasti”, tha Federata e Futbollit e Zvicrës. “Breel dhe ekipi tani po presin miratimin në mënyrë që ai të mund të udhëtoj për në San Diego dhe t’i bashkohet ekipit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Zvicra e fillon fushatën e saj në Botëror më 13 qershor kundër Katarit.

Më pas helvetikët luajnë kundër Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa fazën e grupeve e mbyllin me ndeshjen kundër Kanadasë më 24 qershor

Embolo 29-vjeçar pritet të jetë sulmuesi i parë i Zvicrës. Ai ka shënuar 24 gola në 86 ndeshje.