Arbëri

Sot nis dezinsektimi në kryeqytet

dezinsektim

Komuna e Prishtinës do të nis të mërkurën dezinsektimin e hapësirave të kryeqytetit.

Sipas njoftimit nga Komuna, procesi do të nis në orën 20:00.

“Ndërkohë, hedhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit. Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndryshimeve eventuale në orar apo data, pasi aktivitetet varen nga kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim.

Lagjet të cilat do të dezinsektohen sot janë Ulpiana, Dardania, qytetëza Pejton – Lakrishte, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale – Adem Jashari.