Sekretarja e Partisë Guxo, Triera Kasumi-Berisha, ka thënë se qytetari i mençur i Kosovës do t’i mbajë mend jo vetëm emrat, por edhe të bëmat e personave që u larguan nga partia ditëve të fundit për t’iu bashkuar listës së Vjosa Osmani.
Në një shkrim në Facebook të premten, ajo ka thënë se largimet e fundit nga Guxo ngjajnë shumë me largimet nga Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2018. Sipas saj, ndryshojnë emrat, por jo qëllimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018. Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi. Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar Kasumi-Berisha.
Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj e Jeta Statovci janë emrat që braktisën Partinë Guxo për t’u bashkuar me Osmanin për zgjedhjet e 7 qershorit.