Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Qeveria zotohet t’i mbrojë konsumatorët nga fryrjet artificiale të çmimeve

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të hënën ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Fondin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Themelimi i Fondit të detyrueshëm shëndetësor parashihet me Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, i cili është miratuar këtë vit para se të shpërndahej Kuvendi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Ligjit disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e Fondit janë të zbatojë politikat e sigurimit shëndetësor, të përcaktuara nga Ministria e shëndetësisë, të sigurojë zbatimin e këtij Ligji si dhe të propozojë nivelin ose shumat e kontributeve për t’u paguar, bashkë-pagesat, pagesat shtesë, dhe mjetet e tjera financiare për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në bazë të vlerësimit të situatës së të hyrave dhe shpenzimeve, gjatë një periudhe afatmesme për miratim në Bordin drejtues.

Për themelimin Fondit ka shkruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën thuhet gjithashtu se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400 mijë euro për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153 mijë eurosh me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të "OctoberTech" - iniciativë që thuhet se bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.