Arbëri

Prokuroria pretendon se Thaçi mashtroi Rubinin e Clarkun

Thaci Selimi clark rubin

Prokurori Matt Halling në seancën e sotme (Foto-ilustrim: KOHA)

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling, ka pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi i ka mashtruar ndërkombëtarët, përfshirë edhe James Rubinin dhe Wesley Clarkun, për atë që po ndodhte në realitet.

Në ditën e dytë të fjalës përfundimtare, sipas Prokurorisë, mashtrimi i Thaçit bëri që kjo të ndikonte në botëkuptimin e ndërkombëtarëve për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja.

“Ajo që nuk kupton James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar se si funksiononte në të vërtetë UÇK-ja”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, Matt Halling tha se këta dy ndërkombëtarë që u përmenden nuk kishin kurrfarë interesi që të kupton se çfarë po ndodhte në realitet.

“Veçanërisht Rubin dhe Clark nuk kishin kurrfarë interesi që të kuptonin se çfarë po ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre.. ishin në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë se çfarë po dëgjon ky trup gjykues për të cilin do marrin vendimet përkatëse”, tha ai.

Rubini e Clarku ishin dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimi.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
thaci - veseli - selimi - krasniqi haga specialja

Gjykimi në Hagë, sot e përmbyll fjalën përfundimtare ZPS-ja dhe e nis mbrojtësi i viktimave

•E martë, 10 shkurt: ZPS-ja përmbyll fjalën përfundimtare dhe atë e nis Mbrojtësi i Viktimave•E mërkurë,...