Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, e ka kompletuar transferimin te skuadra turke, Amedspor.
Lajmin e bëri të ditur të premten klubi turk përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Mirë se erdhe, Ermal Krasniqi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasniqi iu bashkua Amedsporit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Spartën e Pragës.
Sulmuesi i krahut edicionin e kaluar ishte i huazuar te Legia e Varshavës, derisa kontribuoi me tri gola dhe dy asistime.
Ndërsa me Spartën e Pragës, 27-vjeçari luajti 45 ndeshje. Shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime.
Trajner tek Amedspori është Besnik Hasi. Ndërsa luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Florent Hasani.
Krasniqi karrierë ka bërë edhe te Cluji, Rapidi i Bukureshitit, Ballkani, Ferizaj, Llapi e Malisheva.
Ai me Përfaqësuesen e Kosovës ka dy gola të shënuar në 15 paraqitje.