Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se Irani e ka shkelur armëpushimin me një sulm me dron që ai thotë se ka goditur një anije.
Sulmin e supozuar, Trumpi e quajti “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan në një postim në rrjetet social ka thënë se droni iranian goditi kuvertën e sipërme të anijes duke i shkaktuar dëm, por anija ishte në gjendje ta vazhdonte rrugën. Shtoi se SHBA-ja rrëzoi tre dronë të tjerë.
Postimi i tij nuk identifikoi anijen ose kohën e sulmit, por të enjten ushtria britanike ka thënë se një anije u godit nga një predhë pranë brigjeve të Omanit.
Më 18 qershor, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit, në të cilin brenda një periudhe 60-ditore do të punohej që marrëveshja të bëhej përfundimtare. Megjithatë, që nga nënshkrimi ka pasur herë pas here pretendime se nuk po zbatohet.