•E martë, 10 shkurt: ZPS-ja përmbyll fjalën përfundimtare dhe atë e nis Mbrojtësi i Viktimave
•E mërkurë, 11 shkurt: Mbrojtja e Hashim Thaçit shpalos fjalën përfundimtare, nis paraqitja e Kadri Veselit
•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit
•E premte, 13 shkurt: Mbrojtja e Selimit përmbyll fjalën e saj dhe fillon mbrojtja e Jakup Krasniqit
•E hënë, 16 shkurt: Krasniqi përmbyll fjalën përfundimtare dhe anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje
•E mërkurë, 18 shkurt: ZPS-ja u përgjigjet ekipeve mbrojtëse dhe anasjelltas si dhe deklarohen edhe të pandehurit
Sot në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë palët do të vazhdojnë me paraqitjen e fjalëve përfundimtare.
Për sot është paraparë që të përmbyllë fajlën përfundimtare Zyra e Prokurorir të Specializuar dhe atë ta nis mbrojtësi i viktimave.
Seanca do të nisë në orën 9:00 dhe do të transmetohet 45 minuta më vonë.
Të hënën në fjalën përfundimtare ZPS-ja ka kërkuar 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi . Në paraqitjen e fjalës përfundimtare prokurorët thanë se anëtarët e shtabit vendosnin t’i lironin kur të donin të ndaluarit.
Gjatë fjalës përfundimtare prokurorët u bazuan në komunikata të ndryshme të UÇK-së, sidomos ato që u drejtoheshin bashkëpunëtorëve të Serbisë, institucionalistëve dhe pacifistëve.