Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë ka shkuar në 589, ndërsa 2.980 persona janë lënduar, si dhe besohet se qindra të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja, ka raportuar BBC.
Ekipet e shpëtimit dhe ndihmat nga jashtë kanë filluar të mbërrijnë të premten, gati dy ditë pasi tërmetet e dyfishta shkatërruese rrafshuan zonat brenda dhe përreth kryeqytetit Karakas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidentja në detyrë Delcy Rodríguez ka njoftuar për numrin e viktimave të premten herët, e rrethuar nga zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë, ndërsa ka përshëndetur mbërritjen e ekipeve të shpëtimit nga e gjithë bota.
Numri i viktimave pritet të rritet, pari mijëra persona janë raportuar të zhdukur. Në një faqe interneti e krijuar për të marrë informata për njerëz ende të pagjetur deri të premten në mëngjes ka listuar 50.000 persona.
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën të mërkurën në mbrëmje ishin ndër më të fuqishmit në Venezuelë në më shumë se një shekull dhe u ndjenë në të gjithë rajonin.