Arbëri

Nën “presionin” e OSHP-së, KEK-u ka rekomanduar ofertën më të shtrenjtë për 82 mijë euro

Foto: Koha

Edhe pse kishte çmim 82 mijë euro më të shtrenjtë se njëri nga konkurrentët, kompania SNR ishte rekomanduar për kontratë nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës në tenderin: “Furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë”. Ky vendim, sipas KEK-ut, ka ardhur pas tri vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“KEK-u pas tri vendimeve të OSHP-së ka qenë i detyruar që të zbatojë vendimin e OSHP-së dhe të propozojë për shpërblim me kontratë operatorin ekonomik SNR edhe pse ka çmim më të lartë afërsisht për 82 mijë euro”, thuhet në raportin e KEK-ut për këtë tender, shkruan sot “Koha Ditore”.

E pakënaqur me vendimin e KEK-ut, kompania “Newko Balkan” nga Suhareka ka paraqitur ankesë në OSHP. Pas kësaj ankese, aktiviteti është pezulluar deri në marrjen e një vendimi tjetër nga ky institucion.

Ky aktivitet i prokurimit ka një vit që nuk ka arritur që të përmbyllet. Vlera e parashkruar e kontratës kornizë për 3 vjet është 5 milionë euro. Në këtë aktivitet kanë ofertuar gjashtë kompani. Kompania “Newko Ballkan” ka ofertuar me çmimin 4.4 milionë euro, “SNR”, ka ofertuar me 4 milionë e 482 mijë euro, kompania “Bindi” ka ofertuar me 4.5 milionë euro, Grupi i operatorëve ekonomikë “Tech 1” me 4 milionë e 885 mijë euro, kompania “Xani Impeks” me 4 milionë e 795 mijë euro, si dhe kompania “Ekoninvest” me çmimin 5 milionë e 384 mijë euro… (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)