Deri në orën 14:00 të së hënës asnjë nga 27 subjektet politike të regjistruara nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t'u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit të KQZ-së, pas përfundimit të periudhës për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve nga partitë politike, si dhe aplikimin për certifikim nga subjektet e reja politike, numri i përgjithshëm i subjekteve që mund të marrin pjesë është 27.
Prej këtyre, 22 janë parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetarë dhe një kandidat i pavarur.
KQZ-ja ka bërë thirrje që partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të dorëzojnë sa më shpejt listat e kandidatëve për të siguruar certifikim dhe përgatitjen e procesin zgjedhor në kohë.
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Më 7 qershor garojnë 22 parti politike e 3 koalicione, 9 parti s’marrin pjesë
-
LVV-ja deri në orën 22:00 s’ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje