Pino raportohet se mund të humbë pjesën e mbetur të Botërorit pas një dëmtimi në shpatull, ndërsa Williams pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i Athletic Bilbaos, Williams, edhe më herët ka pasur telashe me lëndime. I mungoi Bilbaos në tri ndeshjet e fundit të edicionit 2025/26.
Pino dhe Williams u inkuadruan në pjesën e dytë në fitoren 1:0 të Spanjës ndaj Uruguait.
Të dy futbollistët e përfunduan ndeshjen me shqetësime.
Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur në lidhje me lëndimet e të dy lojtarëve.
“Nico kishte disa shqetësime. Megjithatë, ajo që më shqetëson vërtet është dëmtimi i Yeremyt. Duket serioz dhe ka shumë mundësi që ai të humbë pjesën tjetër të turneut”, ka thënë De la Fuente.