Përfaqësuesja e Uruguait u eliminua nga Botërori pasi e mbylli Grupin H në vendin e tretë me dy pikë.
Uruguai u mposht nga Spanja me rezultat 1:0 në ndeshjen e xhiros së fundit, kurse goli i vetëm erdhi pas një gabimi të portierit Fernando Muslera, i cili më pas u zëvendësua për pjesën e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë u largua edhe ylli i Real Madridit, Federico Valverde, një vendim që ngriti pikëpyetje te tifozët lidhur me arsyet e zëvendësimeve të dy prej lojtarëve kyç të skuadrës.
Por selektori i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka shpjeguar arsyet pse i zëvendësoi Musleran dhe Valverden.
“Jo, nuk e mora unë vendimin (për Musleran). Është një vendim që Muslera e mori vetë. Valverden e zëvendësova me Federico Vinasin sepse doja të kisha një strategji më sulmuese”, u shpreh Bielsa, shkruan të shtunën “ESPN”.
Uruguai në dy ndeshjet e para regjistroi dy barazime. Kjo nuk mjaftoi për të avancuar në fazën nokaut.