Apple thuhet se ka nisur zhvillimin e një unaze inteligjente, e cila sipas raportimeve të fundit mund të mbajë emrin “iRing”.
Sipas thashethemeve të fundit në industrinë e teknologjisë, kompania amerikane po punon në një pajisje të re të kategorisë së pajisjeve të mençura. Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili do të jetë emri përfundimtar i produktit, pasi Apple mund të zgjedhë edhe emërtime të tjera, si “Apple Ring”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetaje të tjera rreth pajisjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se projekti tashmë ka hyrë në fazën e zhvillimit.
Kohët e fundit, Apple është përfolur edhe për zhvillimin e syzeve inteligjente, një pajisjeje të ngjashme me varëset elektronike dhe kufjeve AirPods Pro me kamera të integruara dhe funksione të inteligjencës artificiale.
Nëse prezantohet zyrtarisht, unaza inteligjente do ta fusë Apple në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku aktualisht veprojnë produkte si Samsung Galaxy Ring, Oura Ring 5 dhe Ultrahuman Ring Air.