Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të Ramës ndaj gazetares së KOHËS

Meridiana Statovci

Gazetarja Meridiana Statovci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar gjuhën seksiste dhe denigruese të përdorur nga këshilltari i kryetarit të Prishtinës, Visar Geci, ndaj gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci.

Në reagimin e AGK-së të enjten thuhet se sulmi verbal ka ardhur pas raportimeve të gazetares mbi punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizata e gazetarëve e cilëson këtë gjuhë të papranueshme dhe kërkon nga kryetari Përparim Rama që të distancohet publikisht nga deklaratat e këshilltarit të tij.

AGK-ja thekson se sulmet e tilla vështirësojnë punën e gazetareve dhe krijojnë mjedis të pasigurt, veçanërisht kur drejtohen ndaj grave në media, duke u përpjekur të minojnë punën dhe integritetin e tyre profesional.

AGK-ja u ka bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë civile që të dënojnë gjuhën denigruese dhe të mbështesin lirinë e medias në Kosovë.

Gjuhën e Gecit e ka dënuar edhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës