Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 20 tetor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo mund të jetë një ditë e këndshme, miqësore dhe romantike, me kusht që të shmangni bisedat e tensionuara për pronat e përbashkëta, trashëgimitë apo çështjet e tjera pasurore që ndani me të tjerët. Përqendrohuni te gjërat që funksionojnë dhe shmangni njerëzit që kërkojnë me ngulm të bëhet vetëm e tyrja.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot do të jeni më shumë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit do t’ju vënë re më lehtë se zakonisht. Në të vërtetë, do të lini përshtypje shumë të mirë, pasi të tjerët ju shohin si të ngrohtë, miqësorë, bujarë dhe të sigurt në vete. Gjithsesi, shmangni përplasjet për pushtet apo kontroll që mund të lindin me partnerët, bashkëshortin ose miqtë e ngushtë, pasi nuk është momenti i duhur për debate të tilla.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Dita mund të ketë zhvillime të ndryshme sa u përket bisedave me të tjerët. Në përgjithësi do të ndiheni miqësorë, me humor të mirë dhe të etur për të mësuar gjëra të reja apo për të ndarë informacione. Udhëtimet e shkurtra dhe mundësitë për të mësuar të tjerët do të jenë veçanërisht tërheqëse. Kujdesuni të shmangni përplasjet për ndikim apo kontroll në vendin e punës.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot do të ndiheni zemërgjerë dhe të ngrohtë me të tjerët. Madje, mund të tundoheni të jepni më shumë nga sa duhet. Bëni kujdes nëse jeni duke ndarë diçka ose po menaxhoni burime të përbashkëta. Tregohuni të matur dhe realistë me vendimet tuaja.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Marrëdhëniet e ngrohta me partnerët, bashkëshortin apo miqtë e ngushtë do t’ju krijojnë një atmosferë pozitive gjatë ditës. Megjithatë, debatet me dikë në shtëpi, ndoshta me një familjar, mund ta prishin këtë qetësi. Shmangni përplasjet dhe përpjekjet për kontroll, veçanërisht sepse emocionet mund të jenë të forta dhe bisedat mund të tensionohen lehtë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Në pjesën më të madhe, dita në punë do të jetë e qetë dhe e këndshme. Çështjet që lidhen me shëndetin tuaj ose me kafshët shtëpiake do t’ju sjellin kënaqësi dhe humor të mirë. Pavarësisht kësaj, bisedat me fqinjët, të afërmit apo vëllezërit e motrat mund të bëhen të lodhshme ose të përqendrohen në imtësi të panevojshme. Nëse ndodh kjo, është më mirë të tërhiqeni dhe të ruani qetësinë tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot është një ditë e këndshme dhe romantike. Është koha ideale për një takim ose për aktivitete shoqërore, veçanërisht me partnerin tuaj. Po ashtu, aktivitetet argëtuese me fëmijët apo ngjarjet sportive do t’ju tërheqin vëmendjen. Tregohuni të kujdesshëm me bisedat financiare, pasi mund të shfaqen qëndrime posesive ose përpjekje për kontroll.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Marrëdhëniet me familjarët, veçanërisht me gratë e familjes, do të jenë të ngrohta dhe të këndshme sot. Megjithatë, dikush mund të kërkojë tepër vëmendje dhe të krijojë tension, ose ndoshta një marrëdhënie po kalon nëpër ndryshime që ju shqetësojnë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos lejoni që pakënaqësitë e çastit t’ju prishin ditën.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Optimizmi do të mbizotërojë gjatë ditës, pikërisht ashtu siç ju pëlqen. Planet e udhëtimit do të jenë tërheqëse, ashtu si edhe çështjet që lidhen me botimet, median, mjekësinë apo ligjin. Gjithçka duket premtuese, por ata që janë të përfshirë në një lidhje të fshehtë romantike mund të ndihen disi të kufizuar apo të zënë në kurth sot.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bisedat financiare dhe marrëveshjet e biznesit janë të favorshme sot. Negociatat tuaja mund të sjellin përfitime materiale si për ju, ashtu edhe për palët e tjera të përfshira. Pavarësisht kësaj, një mik ose një anëtar i një grupi mund të ketë kërkesa të tepruara ndaj jush. Veproni me kujdes dhe maturi.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Hëna ndodhet sot në shenjën tuaj dhe lidhet në mënyrë të favorshme me Jupiterin, duke ju dhënë një ndjesi gëzimi, ngrohtësie dhe bujarie ndaj të gjithëve. Megjithatë, dikush me autoritet, si një epror, prind apo një person me ndikim, mund të ketë plane të tjera për ju dhe të kërkojë vëmendjen tuaj. Jini të vëmendshëm dhe veproni me takt e zgjuarsi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Puna, shëndeti dhe kujdesi për kafshët shtëpiake paraqiten me zhvillime pozitive dhe premtuese sot. Megjithatë, nëse keni një lidhje romantike me dikë nga larg ose nga një kulturë tjetër, mund ta keni të vështirë të përmbushni kërkesat apo pritshmëritë e tij. Menaxhojini bisedat me qetësi.