Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 19 tetor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Ka shumë të ngjarë që sot të vini re se miqtë apo anëtarët e një grupi kanë mendime të prera. Megjithatë, dëgjoni këshillën e dikujt më të moshuar ose me më shumë përvojë, pasi gjatë ditës mund të ndodhin ngjarje të papritura dhe sugjerimet e tyre mund të jenë praktike. Tregohuni të shkathët dhe të gatshëm për t'u përshtatur.

Demi

20 prill - 20 maj

Mos u dilni kundër figurave me autoritet sot, si prindërit, eprorët, njerëzit me ndikim apo policia, sepse të tjerët mund të jenë këmbëngulës dhe kërkues. Mbani nën vëzhgim llogarinë tuaj bankare dhe çdo gjë që lidhet me të ardhurat dhe pronat tuaja, pasi diçka e papritur mund të ndikojë mbi to. Mos u tregoni të shkujdesur, që të mos pësoni humbje.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kjo është një ditë me shumë ndikim. Keni mendime të qarta e të prera për politikën, fenë, çështjet shoqërore dhe udhëtimet, si dhe për tema mjekësore apo ligjore. Me mbështetjen e një miku, do të flisni me siguri dhe autoritet, pasi jeni informuar mirë paraprakisht. Planet për udhëtime mund të ndryshojnë papritur gjatë ditës.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kontrolloni me kujdes hollësitë bankare dhe gjithçka që lidhet me kreditë, hipotekat, pronat e përbashkëta, trashëgimitë apo taksat, pasi mund të shfaqet diçka e papritur. Njerëzit mund të reagojnë me emocione të forta ndaj asaj që ndodh. Për fat të mirë, dikush me autoritet do të vendosë qetësi përmes ideve praktike.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Sot mund të përfshiheni në një diskutim të ndezur me partnerin ose me një mik të ngushtë, pasi qëndrimet e secilit do të jenë të forta. Ndërkohë, një mik apo anëtar i një grupi mund t'ju befasojë me diçka të papritur. Me Marsin në shenjën tuaj, nuk do të qëndroni duarkryq dhe nuk do të pranoni çdo gjë pa folur; përkundrazi, do të reagoni menjëherë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot mund të keni biseda serioze për shëndetin, një kafshë shtëpiake apo për çështje që lidhen me punën tuaj. Mbështetja financiare dhe praktike nuk do t'ju mungojë, por dikush me autoritet mund t'ju befasojë. Ai person mund të tregohet i hapur dhe bashkëpunues, ose mund të tentojë t'i ngadalësojë planet tuaja.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Prindërit duhet të tregohen veçanërisht të vëmendshëm sot për të shmangur incidentet me fëmijët. Ndërkohë, planet shoqërore mund të ndryshojnë papritur. Gjithashtu, mund t'ju duhet të kaloni kohë ose të mirëprisni dikë më të moshuar a më me përvojë për shkak të detyrimeve shoqërore. Me Diellin në shenjën tuaj, do të ndiheni të fortë dhe të qetë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Rutina juaj në shtëpi mund të ndërpritet sot. Është mirë të merrni masa dhe ta furnizoni frigoriferin, pasi të tjerët janë më të qetë kur kanë ushqim pranë. Mund të merreni më shumë me një pjesëtar më të moshuar të familjes. Mbështetja nga një burim tjetër, ose mungesa e saj, mund t'ju befasojë. Ruani qetësinë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kushtojini vëmendje çdo fjale dhe veprimi sot, pasi është një ditë ku mund të ndodhin lehtësisht gabime apo incidente. Mendohuni mirë përpara se të flisni. Përgjegjësitë tuaja ndaj fëmijëve mund të shtohen. Nga ana tjetër, mund t'ju lindin disa ide mjaft të zgjuara dhe praktike.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mbani nën kontroll paratë dhe pasurinë tuaj sot, pasi diçka e papritur mund të ndikojë te to. Kjo mund të prekë edhe punën tuaj. Nga ana tjetër, dikush më i moshuar ose me më shumë përvojë mund t'ju japë një këshillë të vlefshme. Mund të rikthehen në jetën tuaj edhe miq të vjetër ose kontakte të mëparshme me grupe njerëzish.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Sot Hëna ndodhet në shenjën tuaj dhe, e mbështetur nga Saturni serioz, do t'ju japë shumë energji. Do të punoni me këmbëngulje dhe përkushtim për të arritur qëllimet tuaja. Megjithatë, planet shoqërore mund të pësojnë ndryshime të papritura. Nëse keni fëmijë, tregohuni të kujdesshëm, pasi kjo ditë mund të sjellë ndonjë incident të vogël për ta.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot mund të ndiheni të shqetësuar, me ndjesinë e vazhdueshme sikur po prisni të ndodhë diçka e pakëndshme. Ndërkohë, mundësi të vjetra që lidhen me botimet, arsimin e lartë apo udhëtimet mund të rishfaqen në jetën tuaj. Madje, mund të lindë ose të rikthehet një interes romantik me dikë që ndodhet larg ose që i përket një kulture tjetër.