Horoskopi ditor - 26 shtator 2026
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është një ditë shqetësuese për ju, sepse Hëna e Plotë ndodhet në shenjën tuaj. Kjo ndodh vetëm një herë në vit dhe mund të krijojë tension mes jush dhe njerëzve të afërt. Durimi është aleati juaj më i mirë. Jepini vetes lirinë për t’i ndryshuar planet sot.
Demi
20 prill - 20 majRutina juaj në punë mund të ndërpritet sot për shkak të ndikimit të Hënës së Plotë. Tregohuni të duruar me kolegët. Po ashtu, bëni durim me punonjësit që kujdesen për ju dhe me këdo që lidhet me kafshën tuaj shtëpiake. Mbani parasysh se, me Marsin në shtëpinë tuaj të komunikimit, sot jeni më të drejtpërdrejtë dhe të hapur se zakonisht.
Binjakët
21 maj - 20 qershorTregohuni të duruar dhe diplomatikë kur komunikoni me miqtë dhe anëtarët e grupeve apo organizatave ku bëni pjesë, sepse ndikimi i Hënës së Plotë mund të sjellë tensione dhe situata të papritura. Ndërkohë, mund të takoni dikë të ri dhe krejt të veçantë sot.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot mund të ndiheni të ndarë mes kërkesave të shtëpisë dhe familjes dhe detyrimeve që lidhen me karrierën apo jetën tuaj jashtë shtëpisë. Nuk mund t’i kënaqni të dyja palët. Nën ndikimin e kësaj Hëne të Plotë, nuk mund t’i shpërfillni shtëpinë dhe familjen. Përpiquni t’i balanconi gjërat sa më mirë që mundeni.
Luani
23 korrik - 22 gushtKushtojini vëmendje çdo gjëje që thoni dhe bëni sot, sepse kjo është një ditë kur duhet të tregoheni veçanërisht të kujdesshëm ndaj aksidenteve. Energjia impulsive e Hënës së Plotë, e shoqëruar edhe me Uranin e paparashikueshëm, mund t’ju bëjë më të nxituar. Nga ana tjetër, mund të përballeni me ide, njerëz dhe vende të reja.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMbani nën kontroll financat, rrjedhën e parave dhe pasuritë tuaja, sepse sot diçka e papritur mund të ndikojë në to. Mbroni atë që zotëroni nga humbja, vjedhja apo dëmtimi. Shmangni vendimet e nxituara. Ka shumë gjasa që një çështje e lënë pezull të arrijë sot pikën e saj vendimtare.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot ndodh Hëna e Plotë, e vetmja gjatë gjithë vitit që është përballë shenjës suaj, dhe kjo mund të krijojë tension me partnerin, bashkëshortin ose miqtë e afërt. Dikush mund të bëjë diçka që nuk e prisni aspak. Mendohuni mirë para se të reagoni dhe shmangni reagimet e menjëhershme.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorKjo mund të jetë një ditë e shqetësuar për ju për shkak të ndërprerjeve që lidhen me punën, shëndetin ose kafshën tuaj shtëpiake. Edhe për kafshën tuaj mund të ketë rrezik më të madh për ndonjë incident, ndaj mbajini sytë hapur. Bëni çmos për të ruajtur qetësinë në marrëdhëniet me të tjerët.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKjo është një ditë sfiduese për romancën, marrëdhëniet me fëmijët, daljet shoqërore, artin dhe aktivitetet sportive. Prindërit duhet të tregohen veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur incidente me fëmijët. Edhe aktivitetet sportive mund të shoqërohen me rrezik për lëndime. Ngadalësoni ritmin dhe merreni ditën shtruar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarMund të ndiheni të tërhequr në dy drejtime, mes shtëpisë dhe familjes dhe detyrimeve në jetën tuaj shoqërore. Kjo ndodh si pasojë e ndikimit të kundërt të Hënës së Plotë. Edhe pse rutina në shtëpi mund të ndërpritet, nuk mund t’i shpërfillni kërkesat e karrierës dhe angazhimet me komunitetin. Nuk do të jetë e lehtë t’i balanconi të gjitha.
Ujori
20 janar - 18 shkurtKjo është një ditë kur duhet të tregoheni veçanërisht të kujdesshëm ndaj aksidenteve. Qëndroni të përqendruar, ngadalësoni ritmin dhe kushtojini vëmendje çdo gjëje që thoni dhe bëni. Shmangni veprimet impulsive, në mënyrë që të mos pendoheni më vonë. Nga ana tjetër, mund t’ju vijnë ide të shkëlqyera dhe shumë kreative.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKontrolloni llogaritë bankare dhe marrëveshjet që keni me të tjerët për të parë nëse ka gabime apo ndryshime të papritura. Nëse keni kohë që përpiqeni të arrini një marrëveshje, sot mund të vijë momenti vendimtar dhe më në fund të shihni dritë në fund të tunelit.