Horoskopi ditor - 28 Nov 2025
Dashi
21 mars - 19 prillBisedat me të tjerët sot mund të bëhen të tensionuara, prandaj mund të lindin debate. Bëhuni të mençur dhe shmangni tema si politika, feja ose çështje racore sepse vetëm sa nxisin konflikte. Meqë e dini që dita është e vështirë, bëni kujdes.
Demi
20 prill - 20 majSot mund të ndiheni të mërzitur me një mik ose me një grup për shkak të një çështjeje financiare. Kjo mund të ketë të bëjë me shpenzime të përbashkëta, përgjegjësi të përbashkëta ose mënyrën si duhet shpenzuar një shumë parash. Mund të jetë edhe për një diçka të huazuar dhe të pakthyer. Duroni. Nesër është ditë shumë më e mirë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorBisedat me shefat, prindërit, njerëz me ndikim ose me partnerët mund të sjellin debate dhe komente të ashpra. Është e vështirë të ruani qetësinë kur keni diçka për të thënë. Pak më shumë durim sot.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikÇështje që lidhen me vende të huaja, udhëtime ose probleme ligjore mund t’ju krijojnë telashe në punë ose me shëndetin. Shmangni tema si politika dhe feja, sepse mund të ndezin debate dhe të nxisin veprime të pamenduara. Qëndroni të qetë.
Luani
23 korrik - 22 gushSot mund të mërziteni me fëmijët tuaj, ose me dikë tjetër për shkak të tyre. Mund të lindin debate për shpenzime ose për ndarjen e diçkaje. Kjo mund të lidhet edhe me koston e një daljeje shoqërore. Keni durim.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorHëna sot është kundër shenjës suaj, dhe kjo krijon tension në shtëpi ose me partnerët dhe miqtë e afërt. Mbani distancë. Mos u përfshini në debate. Bëhuni të kujdesshëm.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot mund të keni debate në vendin e punës. Gjithashtu, mosmarrëveshjet me të afërm, gjatë udhëtimeve të shkurtra ose rreth çështjeve të shëndetit mund të nxisin tension. Kjo është vetëm një re e vogël në horizont. Nesër është ditë më e mirë. Sot, përpiquni të jeni ju paqebërësi sepse ju e keni këtë aftësi.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorShmangni debatet me fëmijët dhe familjarët, sidomos për çështje parash ose sendeve personale. Vlerësoni familjen sepse nuk e dimë kurrë çfarë sjell e nesërmja. Mos harroni: durimi është ilaçi i zemërimit. Nesër do të jeni më të lumtur.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorShmangni konfliktet familjare sot, sidomos me gratë e familjes sepse ju jeni pak më të ashpër në sjellje për shkak të Diellit dhe Marsit në shenjën tuaj. Tensioni vjen nga fakti që Hëna është në kundërshtim me këta dy planetë. Përdorni hijeshinë dhe humorin tuaj për të ruajtur paqen.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarMund ta kaloni ditën pa probleme, por mund edhe të mos keni fat. Është e lehtë të mërziteni me njerëzit sot sepse ata mund t’ju duken të bezdisshëm. Mund të nervozoheni edhe nga vonesat, problemet me udhëtimin ose sendet e humbura. Tregoni qetësi dhe maturi.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot mund të lindin debate për para ose për një send personal. Kujdesuni të mos reagoni menjëherë dhe pa menduar. Mos veproni me nxitim. Mund të ndiheni të ofenduar nga një mik ose një person në grup që sillet në mënyrë të padrejtë. Nesër është ditë më e mirë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMeqë Hëna është në shenjën tuaj dhe në konflikt me Marsin dhe Diellin, mund të keni vështirësi me figurat me autoritet. Mund të ndiheni të pasigurt ose të frikësuar. Gjithçka ju duket kërcënuese. Qëndroni të qetë.