Horoskopi ditor - 25 Oct 2025
Dashi
21 mars - 19 prillPërdor energjinë e ditës për të rregulluar dokumentet që lidhen me taksat, borxhet, bankat, testamentet, trashëgimitë dhe pasuritë e përbashkëta. Mendja jote është e qartë, e fokusuar dhe vëren detaje të shumta.
Demi
20 prill - 20 majBisedat me të tjerët, sidomos me partnerë, bashkëshortë ose miqtë e afërt, do jenë praktike dhe serioze sot. Mund të mësoni kufizime ose rregulla që do të ju ndihmojnë të zgjidhni një problem.
Binjakët
21 maj - 20 qershorDo të jeni shumë produktiv në punë sot. Mendja juaj është e fokusuar dhe energjia e përkushtuar. Do të përfundoni çdo detyrë pa gabime dhe nuk do t’ju duhet ta përsëritni punën.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKoha me fëmijët do të jetë produktive. Është ditë e mirë për t’i mësuar ose për t’i trajnuar ata. Gjithashtu, është ditë e mirë për plane biznesi që lidhen me argëtimin, restorantet ose hotelerinë.
Luani
23 korrik - 22 gushBisedat familjare do të jenë produktive dhe praktike sot. Është koha e duhur të bisedoni me dikë që ka përvojë më shumë se ju. Një hulumtim i mirë do të sjellë zgjidhje dhe rezultate të qarta.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot është ditë e shkëlqyer për të studiuar ose mësuar diçka të re. Mendja juaj dëshiron të jetë e dobishme dhe të përqendrohet në punë serioze dhe ide që kanë kuptim. Në mbrëmje ju pret një befasi e bukur.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorBisedat për financa do të japin rezultate të mira sot. Mendja juaj është e kthjellët dhe e vëren shpejt çfarë duhet bërë. Është ditë e mirë për të rishikuar buxhetin ose për të blerë diçka praktike dhe të qëndrueshme.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot është një ditë e fuqishme për ju. Do të dini si të organizoheni dhe të merrni vendime të kujdesshme dhe me rezultate të sigurta. Gjatë ditës do ta takoni dikë që keni kohë pa e parë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorHulumtimet do të shkojnë shumë mirë sot. Mendja juaj është e vëmendshme dhe e kujdesshme, kështu që mund të gjeni fakte dhe të zgjidhni probleme të rëndësishme.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDikush më i vjetër ose me më shumë përvojë mund t’ju japë këshilla të vlefshme sot. Mos u tërhiqni nga biseda, mund të përfitoni shumë edhe pse nuk ndiheni në formë për biseda të thella.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDo të lini përshtypje të mirë te shefat dhe personat me autoritet sot. Ju do të dukeni të përgjegjshëm, të informuar dhe të përgatitur mirë. Kjo do të sjellë respekt për ju.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot do të jetë e lehtë të organizoni udhëtime të komplikuara, sepse keni fokus të madh. Nuk do t’i injoroni detajet. Është gjithashtu ditë e mirë për të mësuar diçka të re ose për të përfunduar një projekt shkrimi.