Horoskopi ditor - 11 Oct 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Bëni kujdes sot: është një ditë me rrezik për aksidente,ndaj kushtojini vëmendje çdo gjëje që thoni dhe bëni, për të mos u penduar më vonë. Nga njëra anë, ju do të jeni të drejtpërdrejtë dhe bindës. Nga ana tjetër, mund të jeni impulsivë dhe të ashpër. Merreni shtruar.

Demi

20 prill - 20 maj

Hidhuni një sy parave dhe gjërave tuaja sot, sepse mund të ndodhë diçka e papritur. Mund të gjeni para, por edhe të humbni. Mbroni atë që keni nga vjedhja ose dëmtimi. Mund të fiksoheni me një ide financiare. Qetësohuni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Çfarëdo që të bëni sot, do ta bëni me pasion dhe ndjenjë. Ju do t’i ndjeni gjërat thellë dhe nuk do të merrni asgjë si diçka të lehtë dhe kaluese. Kujdes nga veprimet impulsive, sepse humori juaj ndryshon shpejt. Duhet vetëkontroll.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot mund të ndiheni të shqetësuar, sikur diçka po ndodh. Familja dhe shtëpia janë në qendër të vëmendjes suaj. Do të kënaqeni duke socializuar ose duke kaluar kohë me fëmijët më vonë, por kujdes se mund të fiksoheni pas diçkaje.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot mund të takoni një person interesant, ose dikush që njihni mund të bëjë diçka që ju habit. Marrëdhëniet me miqtë dhe grupet do të jenë të mira por ndonjëherë intensive. Të gjithë duken sikur kanë një qëllim të fshehtë!

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Diçka e pazakontë mund të ndodhë me ju sot, ose ndoshta ju vetë do të bëni diçka ndryshe. Të tjerët do t’ju vëzhgojnë me vëmendje. Do të flisni me pasion për një temë që ju intereson. Ndoshta kjo ka qenë në mendjen tuaj prej kohësh.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Planet për udhëtim mund të ndryshojnë papritur sot. Mund të anulohen, shtyhen ose të duhet të udhëtoni pa paralajmërim. Po ashtu, mund të ketë ndryshime në shkollë. Njerëzit janë shumë të zëshëm dhe me mendime të forta sot. Lëvizni me kujdes.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot doni të qëndroni në prapaskenë, por me Marsin dhe Mërkurin në shenjën tuaj, do të flisni shumë. Kontrolloni çështjet bankare, trashëgimitë dhe pronat e përbashkëta, sepse mund të ndodhë diçka e papritur. Mos e lini pas dore, përndryshe do të pendoheni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Prisni surpriza nga partnerët, bashkëshortët ose miqtë e ngushtë. Mund të kërkojnë më shumë liri? Apo rregulla të reja në marrëdhënie? Apo duan të bëjnë diçka ndryshe sot? Do ta merrni vesh shpejt, sepse njerëzit sot duan të dëgjohen.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Lëreni pak kohë të lirë sot në orarin tuaj, sepse mund të ndodhin gjëra të papritura në punë ose në aktivitetet tuaja. Mund të keni ide të forta për të përmirësuar shëndetin ose punën tuaj, por mos e teproni. Veproni me kujdes.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm sot për t’i mbrojtur fëmijët nga aksidentet. Po ashtu, planet sociale mund të ndryshojnë papritur. Mund të anulohen ose të merrni një ftesë të papritur. Mos u përpiqni t’i detyroni të tjerët të mendojnë si ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Mbusheni frigoriferin, që të jeni gati për çdo gjë. Diçka do të prishë rutinën tuaj në shtëpi: ndoshta një pajisje që prishet ose mysafirë të papritur. Mos u përfshini në debate të zjarrta sot. Bëjani këtë nder vetes.