Aktori i njohur, Ben Stiller, ka thënë se shpejtësia që kanë rrjetet sociale për të ofruar përgjigje në lidhje me gjithçka, është shkaku që Hollywoodi ka ndaluar së krijuari filma komedi.
Ai mendon se rrjetet sociale janë fajtore për stagnimin e komedisë.
59-vjeçari ka thënë se terreni është i minuar gjithandej, raporton FemaleFirst.
“Twitteri ka ndryshuar gjithçka. Filloi në vitin 2009 dhe ofron përgjigje të menjëhershme. Kemi pasur ca probleme në ‘Topic Thunder’ dhe ‘Simple Jack’. Nuk ka qenë stuhi ‘Twitteri’. Nuk ka shpërthyer gjithçka”, ka thënë ai.
Ylli i filmit “The Night at the Museum” beson se kjo gjë i bën studiot e filmave të tremben.
“Po, të bën të trembesh dhe nuk mund të mohohet se ambienti është më i paqëndrueshëm. Por kur studiot vazhdojnë të thonë jo, kreativët do të ndalojnë së provuari, e në vend të kësaj, do të shkojnë të sillen rrotull filmave që mendojnë se do të bëhen, dhe kjo është e tmerrshme”, ka thënë Stiller.
Ai ka shtuar se studiot po mundohen të krijojnë filma që bëjnë miliona dollarë, por se komedia është shterur.
Stiller është i biri i dy komedianëve të ndjerë, Jerry Stiller dhe Anne Meara dhe ka “ ndier presion” për t’i nderuar përmes filmit dokumentar “Stiller dhe Meara: Nothing Is Lost”, ku shërben si regjisor.
“Më duhej të krijoja diçka për prindërit e mi. Babai im vdiq gjatë Covidit, prandaj s’ka pasur memorial. Kur më vdiq nëna, pesë vjet më parë, kemi pas bërë një ngjarje në teatër, prandaj jam ndier nën presion”, ka thënë aktori.
Ai ka kujtuar se prindërit i ka pasur gjithnjë larg për shkak të punës, por ka pranuar se nuk ka mësuar ndërkohë që ka kaluar kohën larg, duke u fokusuar në karrierë kur dy fëmijët e tij me gruan Chrsitine Taylor, ishin të vegjël.
“Si çdo prind, me kujtohet që gjërat s’kanë qenë mirë gjatë fëmijërisë time, prandaj them se dua ta bëj prindërimin më mirë. Pastaj e kuptoj që ishte e pamundur të mos bëheshin gabimet që kanë bërë prindërit e mi”, ka thënë ai.
Ndërkohë ylli ka shtuar se ndihet që ka marrëdhënie shumë të mira me fëmijët por megjithatë është e komplikuar dhe ka vështirësi.
“Kur ata ishin të vegjël, nuk e kuptoja mendoja që mund të rri në largësi e të punoj për familjen. Por lidhja që formon me fëmijët ndërkohë që janë të vegjël është shumë me rëndësi”, ka thënë ndër të tjera Stiller.