Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova nuk aktivizohet në fitoren e Juventusit

Edon Zhegrova

Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, nuk u aktivizua as në ndeshjen që Juventusi e fitoi ndaj Udineses me rezultatin 3:1 të mërkurën mbrëma.

Ai qëndroi në stol në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A. 

Dushan Vllahoviq shënoi golin e epërsisë në minutën e pestë nga penalltia. Nicolo Zaniolo barazoi rezultatin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Por Juventusi shënoi dy gola tjerë për fitoren 3:1. 

Për 2:1 realizoi Federico Gatti në minutën e 67-të, kurse nga penallti i saktë në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes ishte Kenan Yildiz.

Edhe Zhegrova qëllon shtyllën, vetëm barazimi për Juventusin Futboll Zhegrova qëllon shtyllën, vetëm barazimi për Juventusin

Zhegrova është kthyer nga lëndimi, por nuk po e fiton rastin të paraqitet për Juventusin. 

26-vjeçari iu bashkua gjatë verës Juventusit nga Lille, ndërsa ka luajtur vetëm 33 minuta në Serie A dhe tre minuta në Ligën e Kampionëve.