Superylli i Kosovës, Edon Zhegrova, festën e ditëlindjes e ka nisur sot më ndryshe.
Në prag të ndeshjes historike me Turqinë, bashkë me lojtarët e Kosovës ka fryrë qirinjtë e ditëlindjes së 27-të, porse festën e vërtetë, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, do ta ketë pas ndeshjes.
“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për "desert" pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë!”, thuhet në postim.
E se cila ishte dëshira e ditëlindjes, sipas FFK-së, është e lehtë të supozohet.
“Po e paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026”, thuhet në postimin e Federatës.