Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova, dribluesi i çmendur i Lillet

Edon Zhegrova

Me të është gjithmonë e njëjta këngë. Kur merr topin në anën e djathtë shikon mbrojtësin që ka përpara, pastaj furishëm, përmes lëvizjeve teknike, ose gjuan ose pason, shkruan sajti i kampionatit francez, “Ligue 1” të hënën. Edon Zhegrova është një lojtar i paparashikueshëm dhe i pakapshëm në të njëjtën kohë, si Arjen Robben, një tjetër lojtar që ka luajtur me këmbë të majtë i pozicionuar në krahun e djathtë. Kosovari padyshim ëndërron një karrierë të ngjashme të holandezit, I cili luajti për Chelsean, Real Madridin dhe Bayern Munchenin. 

Për t’i dëshmuar aftësitë e tij, 25-vjeçari zgjodhi një skenë shumë të madhe – Ligën e Kampionëve. Ai shkëlqeu ndaj ekipeve të mëdha si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Juventus.

Ashtu si në “Ligue 1” të Francës, lojtari i Lillet nuk ka frikë nga asgjë dhe shton driblimet në krahun e tij. Një provokator i lindur, ai është thjesht lojtari që ka tentuar më shumë driblime në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Plot 39 herë. Është para Rafael Leaos së Milanit dhe Viniciusit që kanë tentuar të driblojnë kundërshtarët në 32 raste. 

Por Zhegrova është i katërti kur bëhet fjalë për saktësinë e driblimeve. Të sakta i ka pasur vetëm 17. Megjithatë, Zhegrova është ende rekordmen për numrin e driblimeve të tentuara në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ndaj Juventusit ai tentoi 14 herë të driblojë. 

Por të sakta i ka pasur vetëm tetë ndaj Juventusit dhe kjo ka bërë që ai të mbetet në vendin e tretë për numrin e saktë të driblimeve në një ndeshje të Championsit. 

Edhe Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën Futboll Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën

Zhegrova të mërkurën do ta ketë një tjetër mundësi për t’i treguar aftësitë e tij. Lille e pret Sturm Grazin në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja Lille – Sturm Graz luhet nga ora 18:45. 

Në Champions, Lille është në vendin e 12-të me dhjetë pikë.