Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me shkëlqimin e Zhegrovës, Lille siguron Championsin

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova shënoi supergol në fitoren 2:0 në Francë, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Pragës. 

Sulmuesi i Kosovës shkëlqeu edhe në ndeshjen kthyese. 

Të mërkurën mbrëma shënoi tjetër supergol për Lillen që avancoi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Zhegrova në minutën e 77-të e pranoi topin nga sulmuesi Jonathan David. 

Bëri lëvizje të bukur dhe nga distanca gjuajti fuqishëm për barazimin e rezultatit në 1:1. 

Edhe Zhegrova shënon supergol, Lille mposht Atletico Madridin Futboll Zhegrova shënon supergol, Lille mposht Atletico Madridin

Slavia e Pragës e fitoi 2:1 ndeshjen kthyese të plejofit, por nuk ishte rezultat i mjaftueshëm për të avancuar tutje. 

Zhegrova u zëvendësua katër minuta para fundit. Lille kualifikohet në fazën grupore të Championsit me rezultatin e përgjithshëm, 3:2. 

Për 25-vjeçarin ishte goli i tretë në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. 

Kishte shënuar gol të bukur edhe ndaj Fenerbahçes.

GOLI 


 

Edhe Zhegrova shënon supergol në Champions Futboll Zhegrova shënon supergol në Champions

Zhegrova realizon supergol, Lille afër fazës grupore të Championsit

Edon Zhegrova ka realizuar supergol për Lillen. Lille po barazon 1:1 në udhëtim me Slavian e Pragës.

Zhegrova realizoi në minutën e 77-të. Ai realizoi me gjuajtje nga distanca me të majtën.

Lille fitoi ndeshjen e parë të plejofit për Ligën e Kampionëve me rezultatin 2:0. Edhe atë ndeshje realizoi Zhegrova. 

Lille është shumë afër fazës grupore të Ligës së Kampionëve. 

Edhe Shkëlqen Zhegrova, dy gola në barazimin e Lillet Futboll Shkëlqen Zhegrova, dy gola në barazimin e Lillet