Edon Zhegrova luajti prej minutës së 72-të për Juventusin, që megjithatë nuk shënoi fitore ndaj Sportingut.
Të martën mbrëma në Torino, Juventusi e Sportingu portugez luajtën 1:1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhegrova u aktivizua pas një kohe të gjatë dhe kishte paraqitje solide. Ai nuk kishte luajtur që nga 13 tetori, kur ishte paraqitur për Kosovën. Për Juven së fundi kishte luajtur më 27 shtator.
Kur hyri Zhegrova, rezultati ishte 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan.
Maximiliano Araujo shënoi për portugezët në minutën e 12-të. Dushan Vlahoviq e barazoi rezultatin në minutën e 34-t.
Juventusi i ka vetëm tri pikë. Ka tri barazime e një humbje.