Futboll

Zeneli me Elfsborgun ndalen në barazim nga Braga

ARber ZEneli

Sulmuesi Arbër Zeneli me skuadrën e Elfsborgut të enjten janë ndalur në barazim 1:1 nga Braga. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të Ligës së Evropës. 

Te dyja skuadrat golat i realizuan në pjesën e dytë. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 67-të me autogolin e realizuar nga mesfushori Timothy Ouma. 

Në minutën e 84-t Emil Holten realizoi për 1:1 dhe ia siguroi një pikë skuadrës së Elfsborgut. Zeneli luajti për 76 minuta.

Elfsborgu dhe Braga kanë nga katër pikë. Elfsborgu është në vendin e 23-të, ndërsa Braga është tri pozita më poshtë.