Besfort Zeneli është ftuar në përfaqësuesen e Suedisë për ndeshjet e plejofit për kualifikim në Botëror.
Suedia më 26 mars luan me Ukrainën në gjysmëfinale të plejofit. Ndeshja zhvillohet në Valencia të Spanjës.
Ndërkohë më 31 mars, Suedia luan në shtëpi me Poloninë apo Shqipërinë.
23-vjeçari Zeneli luan për Union Saint-Gilloise në Belgjikë. Për Suedinë, mesfushori i ka pesë paraqitje. Më parë ishte te Kosova U21.