Shqipëria do të përballet me Serbinë në rrugën drejt Kampionatit Botëror 2026. E ndeshja e parë kualifikuese mes dy kombëtareve do të luhet më 7 qershor 2025 në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit më 11 tetor 2025.
Kampanja kualifikuese për “Kuqezinjtë” do të nisë më 21 mars 2025, kur do të udhëtojnë drejt Anglisë. Tre ditë më vonë, në “Air Albania” do ta presin Andorrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 10 qershor udhëtojnë drejt Letonisë, e më pas do ta presin Serbinë.
Më 9 shtator do të jenë vendës të letonezëve, ndërsa më 11 tetor udhëtojnë në Beograd.
Kualifikimet, Shqipëria do t’i mbyllë me udhëtimin në Andorra më 13 nëntor e ndeshjen e fundit më 16 nëntor do ta luajë si nikoqire ndaj Anglisë.

Ekipi i parë i grupit kualifikohet direkt në Botëror, ndërsa i dyti luan në plejof.