Federata Shqiptare e Futbollit të enjten ka hapur aplikimin për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet në Arenën Kombëtare më 7 qershor për kualifikimet e Botërori 2026.
FSHF-ja ka njoftuar për hapat që duhet të ndiqen nga tifozët që duan të aplikojnë:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo- Në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥 zgjidh eventin e krijuar për Shqipëri-Serbi
- Zgjidh sektorin që dëshironi për biletat dhe më pas numrin e tyre (Maksimumi 4)
- Bëj “log in” në platformë me profilin që keni në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥 ose krijojeni një nëse nuk e keni
- Konfirmo të dhënat e profilit në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥
- Vendos emrat në bileta dhe bëj “Booking confirm”
Njoftimi i fituesve, që do të përzgjidhen në mënyrë automatike, do të bëhet më 30 maj, ndërsa pagesa mund të bëhet deri më 2 qershor.