Me barazimin 1:1 kundër Lausanne-Sport të dielën, Baselit humbi mundësinë për t’u bërë lider i Superligës së Zvicrës. Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri nuk është i kënaqur me një pikë të fituar.
“Jam i zhgënjyer, ne donim tre pikë. Ne donim të ishim në krye të tabelës. Por ne nuk humbëm dhe do ta marrim me vete këtë pikë”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes Basel - Lausanne-Sport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 24-t të Superligës së Zvicrës.
Baseli zë vendin e dytë me 41 pikë. Në pozitën e parë është Lugano me 42 pikë, kurse Luzerni dhe Servette kanë nga 39 pikë. Lausanne-Sport zë vendi ne pestë me 36 pikë.