Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka shpërthen në lot gjatë tregimit të veçantë

Granit Xhaka cry

Granit Xhaka

Kapiteni dhe lideri i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për sakrificën e prindërve të tij dhe jetën si fëmijë.

Xhaka ka thënë se vështirësitë nga e kaluara e kanë bërë shumë të fortë dhe e kanë zhvilluar shumë në jetë.

Falë të kaluarës, thotë Xhaka, është ndërtuar edhe kapaciteti i tij prej lideri.

Mesfushori ka dhënë intervistë të gjatë, të publikuar nga faqja zyrtare e Premier Leagues të premten.

“Mendoj se kam qenë lider qëkur isha katërvjeçar, për shkak se prindërit e mi kanë punuar gjatë ditës dhe kanë bërë punë shtesë, vetëm që ne t’i kishim kushtet e duhura për të qenë ata që jemi sot. Vëllau im është një vjet më i vjetër se unë. Kështu që ai ishte pesëvjeçar, unë isha katër, por isha përgjegjësi i shtëpisë, si katërvjeçar. Unë kisha përgjegjësi për çelësin. Kishim ditë kur ishim në shtëpi të vetmuar për 18 orë. Kështu që vajzat e mia, gjashtëvjeçare dhe katërvjeçare, nuk mund t’i shoh të qëndrojnë të vetme për 18 orë në shtëpi. Por kështu ishim unë dhe vëllau im. Nëna ime e fillonte punën në orën 4 të mëngjesit, kthehej në shtëpi në orën 3 pasdite. Ajo e përgatiste ushqimin, kthehej dhe më pas përgatiste sërish ushqim për ne. Shkonte dhe punonte. E njëjta ishte edhe me babanë tim dhe...”, deklaroi Xhaka fillimisht, para se të shpërthente në lot.

Edhe Xhaka tregon dy momentet më të vështira në karrierë Futboll Xhaka tregon dy momentet më të vështira në karrierë

Ai bëri pauzë për afro 15 sekonda, derisa gazetari tha se ky është tregim i pabesueshëm.

Xhaka fshinte lotët dhe nuk mund të fliste. Kërkoi falje, e mblodhi edhe pak veten, derisa intervistuesi i tha se ai i është mirënjohës së kaluarës, për atë që është sot.

“Po, mendoj kështu sepse ne asnjëherë nuk e harrojmë prej nga vijmë. Unë gjithmonë them kështu sepse vetë jam baba, dhe siç e thashë, nuk mund ta imagjinoj t’i lë fëmijët që po rriten për 18 orë në ditë të vetmuar, e kuptoni? Nëse besoni në diçka dhe punoni fort, mendoj se mund ta arrini”, deklaroi Xhaka.

VIDEO:

Edhe “Blick”: A është Xhaka futbollisti më me ndikim në botë? Futboll “Blick”: A është Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?

Karriera e 33-vjeçarit Xhaka është e jashtëzakonshme, si në nivel ekipor ashtu edhe në nivel të përfaqësueses. Kapiteni i Zvicrës i ka 143 paraqitje me helvetikët dhe 16 gola të shënuar. U zhvillua si futbollist te Concordi në Zvicër, e më pas kaloi te Baseli ku qëndroi deri në vitin 2010. Karrierë të suksesshme ka bërë edhe për Monchengladbachun, Arsenalin dhe Bayer Leverkusenin.

Me Baselin i ka tri trofe, dy tituj e një Kupë të Zvicrës. Me Arsenalin është dy herë fitues i Kupës FA dhe dy herë i Superkupës angleze, ndërsa dy herë u zgjodh futbollisti më i mirë i kësaj skuadre. Te Leverkuseni e fitoi titullin historik pa asnjë humbje të vetme dhe një Kupë të Gjermanisë, ku e shënoi golin e triumfit në finale. Me Zvicrën ka paraqitje në ngjarje të mëdha, në Evropianë e Botërorë. Me Zvicrën U17 e fitoi Botëorin për këtë grupmoshë.

Granit Xhaka
Granit Xhaka