Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka lavdërohet edhe nga një ish-lojtar i Sunderlandit

Granit Xhaka

Njohës të shumtë të futbollit e kanë lavdëruar Granit Xhakën për paraqitjet, qëkur ai u kthye në Premer League te Sunderlandi.

I fundit është Michael Grey, ish-futbollist i Sunderlandit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grey ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë te Sunderlandi prej vitit 1992 deri në vitin 2004.

“Ai është shpirti i ekipit. Blerje e jashtëzakonshme. Janë shpenzuar shumë para në afatin kalimtar veror. Ekitike te Liverpooli ndoshta është transferimi më i mirë. Por duhet të mendosh se kush ka bërë më mirë se Granit Xhaka? Për paratë që është transferuar te Sunderlandi, kur e mendon se ka qenë fitues i titullit në Gjermani  dhe është kthyer në Premier League, menjëherë është bërë më i pëlqyeri te kjo skuadër. Përgëzimet më të mëdha. Ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ai është blerja e sezonit në Premier League”, ka deklaruar Grey për “DAZN News”.