Kapiteni dhe lideri i Sunderlandit, Granit Xhaka, do të mungojë edhe tri javë të tjera për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, ka konfirmuar trajneri Regis Le Bris të premten mbrëma në konferencën për shtyp.
33-vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e Sunderlandit në këtë kampanjë. Ai mungoi të shtunën e kaluar në humbjen 3:1 nga West Ham Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara ndeshjes që luhet të hënën ndaj Burnleyt, Le Bris konfirmoi se kapiteni i Zvicrës është mirë, por do t’i duhet ende kohë për pushim.
“Graniti është duke punuar mirë. Do ta vlerësojmë gjendjen e tij në javën e ardhshme, por me shumë gjasë do të mungojë edhe tri javë”, ka theksuar tekniku francez.
Xhaka, i cili iu bashkua Sunderlandit në verën e vitit të kaluar nga Bayer Leverkuseni, ka luajtur në 23 ndeshje në të gjitha garat. Ishte titullar në 22 ndeshje të Premier Leagues. Ai e ka një gol dhe pesë asistime.
Ai pritet të mungojë në duelet ndaj ish-skuadrës, Arsenalit, më 7 shkurt, dhe në shtëpi më 11 shkurt ndaj Liverpoolit.