Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda me Comon mposhten thellë nga Interi

Inter

Mërgim Vojvoda me Comon kanë pësuar disfatë të thellë nga Interi.

Interi të shtunën fitoi 4:0 në shtëpi, në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Lautaro Martinez e hapi serinë e golave në minutën e 11-të. Golin e dytë e realizoi Marcus Thuram në minutën e 59-të.

Për 3:0 shënoi mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, në minutën e 81-të. Pesë minuta më pas, Carlos Augusto, e shënoi golin e fundit.

Mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, te Como u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.

Skuadrës së Comos iu ndërpre seria prej 12 ndeshjeve rresht pa humbje.

Edhe Como shënon fitore të rëndësishme për vend në Evropë Futboll Como shënon fitore të rëndësishme për vend në Evropë

Ndërkohë për “Nerazurrët” ishte fitorja e tretë rresht në të gjitha garat.

Interi ka 30 pikë dhe është lartë në tabelë.

Como gjithashtu është në pjesën e epërme të tabelës me 24 pikë.