Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, synon që të vazhdojë ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Real Madridit.
Braziliani të martën në një intervistë për “CNN Sports” është shprehur se Reali mund të ketë skuadrën më të mirë në botë në vitet e ardhshme.
“Unë gjithmonë luaj për të qenë ndër më të mirët dhe çdo ditë që kalon te Real Madridi ndihem më i sigurt. Unë kam fituar tashmë dy Liga të Kampionëve. Ishte vërtet e vështirë. Por të qëndrosh në nivelin më të lartë është shumë më e vështirë, kështu që unë dua të qëndroj në këtë nivel për një kohë të gjatë dhe të jem në gjendje të fitoi po aq Liga të Kampionëve sa Dani Carvajal, Luka Modriq, Nacho dhe Toni Kroos, të cilët fituan gjashtë trofe. Ne mund të kemi një nga skuadrat më të mira për vitet e ardhshme dhe tani ne duhet të tregojmë në fushë se mund të paraqitemi shumë mirë”, ka deklaruar 24-vjeçari.