Futboll

Vata shënon në fitoren e Irlandës U21 në miqësore

Roco Vata

I biri i Rudi Vatës, ish-legjendës së Shqipërisë në futboll, Roco Vata, ka shënuar gol për Irlandën U21 në miqësoren e zhvilluar të dielën në Malaga ndaj Suedisë.

Irlanda U21 fitoi me rezultatin 3:2, ndërsa Vata 19-vjeçar, shënoi për 2:1 tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Vata është mesfushor ndërsa aktivizohet te të rinjtë e Watfordit në Angli.

Kevin Zefi ishte në bankën rezervë te Irlanda, ndërsa Elison Makolli nuk u aktivizua te suedezët.