Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vata shënon golin e parë me Celticun

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vatës, e ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës së madhe skoceze, Celtic.

Vata të dielën me Celticun fituan përballë Buckie Thistle me rezultatin 5:0, në 1/16-tën e finales së Kupës së Skocisë.

Vata realizoi gol nga afërsia në minutën e 76-të.

Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 64-t.

Trajneri i skuadrës, Brendan Rodgers, ka folur fjalë të mëdha pas ndeshjes për futbollistin 18-vjeçar.