Jordan James e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Lihtenshtajnit dhe Uellsit.
Përfaqësuesja e Uellsit fitoi të shtunën 1:0 në udhëtim në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për Uellsin e realizoi James në minutën e 61-të.
Uellsit iu anulua edhe një gol i Nathan Broadheadit në minutën e 25-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Uellsi e zë vendin e tretë në Grupin J me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Maqedonia e Veriut në pozitën e dytë. Belgjika i prin grupit me 15 pikë.
Kazakistani e zë vendin e katërt me tetë pikë, kurse Lihtenshtajni është e fundit pa pikë.