Asnjë festë e Bayernit nuk është e plot pa kakadunë. Që nga festimet e vitit 2025, ky lloj zogu është bërë figurë kurioze kulti në klubin bavarez. Pasi Bayerni e fitoi titullin e 35-të të Gjermanisë, Leon Goretzka e nxori përsëri figurën prej porcelani dhe ua paraqiti tifozëve. Zogu u paraqit edhe në fanellat zyrtare të kampionatit.
“Ai dominoi festimet e vitit të kaluar. I është dashur të presë gjata para se ta lëmë të dalë përsëri nga kafazi i tij”, ka thënë Goretzka për DAZN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është kthyer në aksion. Po pi shampanjë”.
Por cila është historia pas zogut dekorativ? Yjet e Bayernit e kishin “huazuar” kakadunë, me vlerë prej rreth 1000 euro, nga restoranti luksoz i Mynihut, “Kafer”, gjatë festimit të titullit të kampionit në majin e vitit të kaluar. Më pas, pronari Michael Kafer, e ktheu atë si dhuratë.
“Që kur u bëmë kampionë, ai ka ardhur me ne vazhdimisht. Dhe sa herë që fitojmë tituj, ai do të jetë gjithmonë aty”, kishte theksuar drejtori sportiv, Christoph Freund.
Shpendi i fatit të mirë ishte i pranishëm edhe në triumfin në Superkupë, në gushtin e vitit të kaluar.
Portieri Manuel Neuer shpjegoi në atë kohë se stafi i trajnerëve të kampionit të Gjermanisë ishte përgjegjës për “strehimin” e zogut dekorativ.
Me fat është ai që ka një kakadu. Zogu prej porcelani është gjithçka përveçse fatkeq për Bayernin.
Bayerni e siguroi titullin e 35-të të Gjermanisë të dielën, katër xhiro para fundit të edicionit në Bundesligë. Është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe të Ligës së Kampionëve.