Futboll

Tuçi asiston në Championsin aziatik

tu

Qendërmbrojtësi shqiptar, Marko Tuçi, ka lënë gjurmë në xhiron e tretë të Championsit aziatik, të mërkurën. 

Ai asistoi në fitoren 4:3 të Gangwonit në shtëpi ndaj Vissel Kobes. 

Tuçi asistoi në golin për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa e kompletoi ndeshjen. 

Tuçi te Gangwoni i Koresë së Jugut u transferua në vitin 2023 nga Deçiqi i Tuzit.