Futboll

Tri ekipe të Bundesligës në garë për Zenelin

Besfort Zeneli

Gara për ta transferuar Besfort Zenelin sa shkon e bëhet më e fortë. Pas Kolnit, në garë për shërbimet e mesfushorit të Suedisë, kanë hyrë edhe dy skuadrat tjera të Bundesligës, Werder Bremeni dhe Hamburgu. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Suedi dhe Gjermani.

Te Kolni aktivizohet mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paçarada.

Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, ka luajtur në 30 ndeshje në të gjitha garat e edicionit 2024/2025, ndërsa ka kontribuuar me dy gol e shtatë asistime.

22-vjeçari ka kontratë me Elfsborgun deri në vitin 2028. 

Për Suedinë ka luajtur dy ndeshje. Është ftuar edhe për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Suedezët të shtunën do të përballen me Hungarinë në Budapest, kurse pas katër ditësh e presin Algjerinë në Solna.

Para se Zeneli ti bashkohej Suedisë, luajti gjashtë ndeshje për Kosovën U21.