Tre lojtarët e Kosovës, Albian Hajdari në mbrojtje, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Fisnik Asllani në sulm, kanë luajtur në fitoren 1:0 të Hoffenheimit ndaj ish-kampionit, Bayer Leverkusenit.
Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 18-të të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajdari e Avdullahu e kompletuan ndeshjen, ndërsa Asllani luajti deri në minutën e 69-të.
Mesfushori Wouter Burger e shënoi golin e fitores në minutën e nëntë.
Hoffenheimi pas 17 ndeshjeve ka 33 pikë dhe mbetet në zonën e “Championsit”. Leverkuseni mbetet me 29 pikë.