Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka komentuar rastin ku lojtarët e Romës humbën tre penallti ndaj Lillet.
Videoja me mosshënimin e penalltive u bë virale në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të futbollit. Më kanë bërë presion duke thënë se unë shënoj vetëm nga penalltia dhe se ka qenë e lehtë. Tre penallti rresht. Vetëm Roma mund të bëj diçka të tillë, e pabesueshme”, ka thënë legjenda e Romës, shkruan të premten “Football-Italia”.
Roma u mposht 1:0 nga Lille të enjten mbrëma në Ligën e Evropës.
Sulmuesi Artem Dovbyk dështoi në të dyja penalltitë, pasi i pari u përsërit. Përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë së tretë e mori Matias Soule. Edhe ai dështoi. Merita për këtë kishte portieri i Lillet, Berke Ozer.
Incredible scene during the match between AS Roma and Lille — the penalty had to be retaken three times, and Lille’s goalkeeper Berke Ozer saved all three. 🤯🇪🇺pic.twitter.com/3ETBEp9oP5
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 2, 2025