Tottenhami ka pasur detyrë shumë të vështirë dhe i janë dashur vetëm vazhdimet të dielën, për ta eliminuar nga Kupa FA skuadrën e kategorisë së pestë të futbollit anglez, Tamworth.
Tottenhami në vazhdime fitoi me rezultatin 3:0 dhe avancoi në raundin e katërt të garës, ndërsa golat i shënoi në minutën e 101-të, të 107-të dhe të 118-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNathan Tshikuna shënoi autogol fillimisht.
Për 2:0, supergol shënoi Dejan Kulusevski, ndërsa Brennan Johnson e realizoi golin që e vendosi sfidën.
Tamworithi ishte shumë afër që ta shkaktonte njërën prej befasive më të mëdha në këtë garë, pasi pak sekonda para se të përfundonte koha e rregullt, afër që të realizonte ishte Jordan Cullinane Liburdin.
Para tre vjetësh, kjo skuadër që është me 96 vende më poshtë se Spursi në piramidën e futbollit anglez, ka garuar në kategorinë e shtatë të futbollit në atë vend.