Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami interesohet për Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani

Tottenhami ka shprehur interesim për transferimin e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Kontrata e 31-vjeçarit me kampionin e Italisë, Napolin, skadon në vitin 2027. Por, pavarësisht se i është ofruar rinovimi i kontratës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“CalcioNapoli24” ka shkruar të premten se Tottenhami është “shumë i interesuar” për futbollistin e “Dardanëve”, pasi vlerësohet se e ka kualitetin dhe eksperiencën për të pasur paraqitje të mira në Premier League.

Rrahmani është në kulmin e karrierës dhe synon tjetër sfidë, shkruan mediumi italian.

Rrahmani javë më parë e fitoi titullin e dytë me Napolin në Serie A brenda tre vjetësh.

Tottenhami do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër, pas triumfit në Ligën e Evropës.

Edhe Rrahmani shfaqet me flamur të Kosovës në urimin për Napolin Futboll Rrahmani shfaqet me flamur të Kosovës në urimin për Napolin

Rrahmani nuk ka munguar në asnjë ndeshje në Serie A në këtë edicion, ndërsa një tjetër ndeshje e pati në Kupën e Italisë.

Në 39 ndeshje e ka një gol të shënuar e tri asistime.