Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami fiton me vështirësi ndaj Hoffenheimit

Tottenham

Heung-min Son ka shënuar dy gola në fitoren shumë të mundimshme të Tottenhamit në Ligën e Evropës, në udhëtim te Hoffenheimi i Bundesligës gjermane.

Skuadra e Premier Leagues të enjten mbrëma fitoi 3:2 në kuadër të xhiros së shtatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka bërë hap të madh drejt avancimit në 1/8 e finales së kësaj gare, ndërsa Hoffenheimi rrezikon eliminimin. 

Tottenhaim ka 14 pikë, kurse Hoffenheimi ka mbledhur vetëm gjashtë.

James Maddison në minutën e tretë dhe Son në minutën e 22-të, shënuan për 2:0 në të mirë të mysafirëve.

Anton Stach e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 68-të, ndërsa Son në minutën e 77-të realizoi për 3:1.

Vendësit realizuan edhe me sulmuesin David Mokwa Ntusu, por pa arritur të marrin një pikë nga ky ballafaqim.